Libri i dytë i Kronikave 36:1-23

  • Jehoahazi, mbret i Judës (1-3)

  • Jehojakimi, mbret i Judës (4-8)

  • Jehojakini, mbret i Judës (9, 10)

  • Zedekia, mbret i Judës (11-14)

  • Shkatërrimi i Jerusalemit (15-21)

  • Dekreti i Kirit për rindërtimin e tempullit (22, 23)

36  Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin,+ birin e Josisë, dhe e bëri mbret në Jerusalem, në vend të të atit.+  Jehoahazi ishte 23 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem.  Megjithatë, mbreti i Egjiptit e hoqi nga froni në Jerusalem dhe i vuri vendit një detyrim prej 100 talentash* argjendi dhe një talentë ari.+  Pas kësaj, mbreti i Egjiptit bëri mbret në Jerusalem dhe në Judë vëllanë e Jehoahazit, Eliakimin, dhe ia ndryshoi emrin në Jehojakim. Kurse vëllanë e tij, Jehoahazin, Nekoja+ e mori dhe e çoi në Egjipt.+  Jehojakimi+ ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 11 vjet në Jerusalem. Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij.+  Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, doli kundër tij që ta lidhte me dy vargonj bakri për ta çuar në Babiloni.+  Nabukodonosori çoi në Babiloni edhe disa prej pajisjeve të shtëpisë së Jehovait dhe i vuri në pallatin e vet mbretëror në Babiloni.+  Pjesa tjetër e historisë së Jehojakimit, gjërat e neveritshme që bëri dhe gjithë gjërat e këqija që u zbuluan rreth tij, është shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës. Në vend të tij u bë mbret i biri, Jehojakini.+  Jehojakini+ ishte 18 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi tre muaj e dhjetë ditë në Jerusalem. Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ 10  Në fillim të vitit,* mbreti Nabukodonosor dërgoi trupat ushtarake që ta sillnin Jehojakinin në Babiloni,+ bashkë me sende me vlerë të shtëpisë së Jehovait.+ Pastaj, ai bëri mbret të Judës dhe të Jerusalemit Zedekinë, xhaxhanë e Jehojakinit.+ 11  Zedekia+ ishte 21 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 11 vjet në Jerusalem.+ 12  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij. Nuk u përul para profetit Jeremia,+ i cili foli me urdhër të Jehovait. 13  Për më tepër u rebelua kundër mbretit Nabukodonosor,+ që e kishte vënë të betohej për Perëndinë. Ai vazhdoi të ishte kokëfortë,* e ngurtësoi zemrën dhe nuk pranoi të kthehej te Jehovai, Perëndia i Izraelit. 14  Gjithë krerët e priftërinjve dhe populli u treguan shumë të pabesë, duke bërë tërë gjërat e neveritshme që bënin kombet, kështu që e përdhosën shtëpinë e Jehovait,+ të cilën ai e kishte shenjtëruar në Jerusalem. 15  Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre, vazhdoi t’u dërgonte paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij; i paralajmëronte herë pas here, sepse i dhimbsej populli i tij dhe banesa e vet. 16  Por ata talleshin gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë,+ i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë profetët,+ deri kur tërbimi i Jehovait u derdh kundër popullit të vet,+ aq sa nuk kishte shërim. 17  Kështu ai solli kundër tyre mbretin kaldeas,+ i cili ua vrau me shpatë+ të rinjtë në shenjtërore+ dhe nuk iu dhimbs as i riu, as virgjëresha, as i moshuari, as i dobëti.+ Çdo gjë Ai e dha në duart e tij.+ 18  Ky çoi çdo gjë në Babiloni: gjithë pajisjet e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, të mëdha e të vogla, thesarin e shtëpisë së Jehovait, si dhe thesarin e mbretit e të princave të tij.+ 19  Ai dogji shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ rrëzoi murin e Jerusalemit,+ dogji tërë kullat e tij të fortifikuara dhe shkatërroi gjithçka me vlerë.+ 20  Ata që i shpëtuan shpatës, ai i mori robër në Babiloni.+ Këta u bënë shërbëtorët e tij+ dhe të djemve të tij deri në kohën kur filloi të sundonte mbretëria* e Persisë,+ 21  që të përmbushej fjala e Jehovait që tha nëpërmjet gojës së Jeremisë,+ derisa vendi të shlyente sabatet e tij.+ Vendi e mbajti sabatin gjatë gjithë ditëve që ishte i shkretuar, me qëllim që të plotësoheshin 70 vjet.+ 22  Në vitin e parë të mbretit Kir+ të Persisë, që të përmbushej fjala e Jehovait e thënë me anë të Jeremisë,+ Jehovai nxiti* mbretin Kir të Persisë që të nxirrte në gjithë mbretërinë e tij një shpallje, madje edhe me shkrim,+ ku thuhej: 23  «Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: ‘Jehovai, Perëndia i qiejve, më ka dhënë gjithë mbretëritë e tokës+ dhe më ka ngarkuar që t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem të Judës.+ Kush mes jush bën pjesë në popullin e tij? Perëndia Jehova qoftë me ju! Shkoni, pra, në Jerusalem.’»+

Shënimet

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Ka mundësi në pranverë.
Fjalë për fjalë «vazhdoi ta ngurtësonte qafën».
Ose «fuqia mbretërore».
Fjalë për fjalë «zgjoi frymën e».