Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

A do të kemi ndonjëherë një qeveri në mbarë botën?

Si mund t’i bashkojë të gjitha kombet një qeveri botërore? Isaia 32:1, 17; 54:13

Imagjino si mund t’i sjellë dobi njerëzimit një qeveri botërore. Sot shumë veta vuajnë ngaqë janë goxha të varfër, ndërkohë që të tjerë janë tejet të pasur. Por, një qeveri botërore që i kupton nevojat e njerëzve, sigurohet që të gjithë të kenë ç’u nevojitet. A mendon se njerëzit do të formojnë ndonjëherë një qeveri të tillë?​—Lexo Jereminë 10:23.

Gjatë historisë qeveritë kanë dështuar në shumë mënyra për sa i përket kujdesit për nënshtetasit, sidomos për të varfrit. Disa qeveri janë mizore. (Eklisiastiu 4:1; 8:9) Mirëpo, Zoti i Plotfuqishëm ka premtuar një qeveri që do t’i zëvendësojë gjithë të tjerat. Qeveritari i saj do të kujdeset se s’bën për njerëzit.​—Lexo Isainë 11:4; Danielin 2:44.

Çfarë do të arrijë Mbretëria e Perëndisë?

Perëndia Jehova ka zgjedhur një Qeveritar botëror ideal, Birin e vet, Jezuin. (Luka 1:31-33) Kur ishte njeri në tokë, Jezui donte t’i ndihmonte njerëzit. Si Mbret ai do t’i bashkojë të gjitha kombet dhe do të zhdukë çdo vuajtje njerëzore.​—Lexo Psalmin 72:8, 12-14.

A do ta pranojë kushdo Jezuin si Qeveritar? Jo. Megjithatë, Jehovai tregon durim. (2 Pjetrit 3:9) Ai po u jep njerëzve mundësinë ta pranojnë Jezuin si Qeveritar. Së shpejti Jezui do t’i zhdukë të ligjtë nga toka dhe do të sjellë paqe e siguri në mbarë botën.​—Lexo Mikenë 4:3, 4.