Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

VENDE DHE POPUJ

Vizitë në Lihtenshtajn

Vizitë në Lihtenshtajn

ËSHTË ndër vendet më të vogla në botë. Ndodhet në Alpe mes Zvicrës dhe Austrisë. Përgjatë shekujve në këtë rajon kanë jetuar keltë, retianë, romakë dhe alemanë. Sot rreth dy të tretat e popullsisë së Lihtenshtajnit janë pasardhës të fisit aleman, të vendosur në këtë zonë afro 1.500 vjet më parë.

Gjuha zyrtare është gjermanishtja, edhe pse ka plot dialekte nga fshati në fshat. Dy pjata tipike të Lihtenshtajnit janë Tüarka-Rebel, specialitet i bërë me misër, dhe Käsknöpfle, makarona me djathë.

Käsknöpfle

Rroba tradicionale shumëngjyrëshe

Udhëtimi nëpër vend u ofron vizitorëve pamje të maleve mbuluar me borë, të luginave gjelbëroshe, të vreshtave dhe të bimësive të llojllojshme. Për shembull, në këtë mikroshtet alpin mund të gjesh gati 50 lloje të orkideve të egra. Lihtenshtajni ka edhe muze, teatro e punishte vere, prandaj ka turistë si në verë, edhe në dimër.

Në Lihtenshtajn ka Dëshmitarë të Jehovait që nga vitet 20 të shekullit të kaluar. Tani atje ka rreth 90 prej tyre që u mësojnë mesazhin biblik vendësve dhe vizitorëve.