Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Dëshmitarët e Jehovait dhe Holokausti—Çfarë thotë Bibla?

Dëshmitarët e Jehovait dhe Holokausti—Çfarë thotë Bibla?

 Më 27 janar 2023, shumë njerëz do të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Masakrat që ndodhën mbi 75 vjet më parë mund të të shtyjnë të pyesësh veten pse e lejoi Perëndia Holokaustin.

 Judenjtë vuajtën tmerrësisht gjatë Holokaustit dhe miliona prej tyre i ekzekutuan sipas një plani të caktuar. Mirëpo, gjatë Holokaustit, nazistët vunë në shënjestër e vranë edhe grupe të tjera. Mes tyre ishin edhe Dëshmitarët e Jehovait, të cilët u përndoqën për shkak të bindjeve të tyre të bazuara në Bibël.

‘Një e ardhme plot shpresë’

 Shumë njerëz kanë frikë se mos fenomeni i Holokaustit përsëritet. Por sa të lumtur jemi që Bibla na tregon për një të ardhme kur tragjedi të tilla nuk do të ndodhin më kurrë.

  •   «Se unë e di mirë ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai.—Dua që të keni paqe, dhe jo të këqija. Dua t’ju jap një të ardhme plot shpresë.»—Jeremia 29:11. a

 Kjo shpresë do të bëhet realitet kur Perëndia Jehova të vërë dorë për t’u dhënë fund ligësive dhe për të zhbërë gjithë dëmet që kanë shkaktuar ato. Së shpejti, Ai:

  •   Do të shfarosë të ligjtë që dëmtojnë me dashje të tjerët.—Proverbat 2:22.

  •   Do të shërojë të gjithë ata që kanë vuajtur.—Zbulesa 21:4.

  •   Do t’i kthejë sërish në jetë këtu në tokë ata që kanë vdekur.—Gjoni 5:28, 29.

 Mund të kesh besim se kjo shpresë zemërdhënëse që tregohet në Bibël, do të realizohet. Për të kuptuar pse, të ftojmë të provosh kursin tonë për studimin e Biblës me ndihmën e një mësuesi, që disponohet falas.

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.