Kalo te përmbajtja

A japin të dhjetën Dëshmitarët e Jehovait?

A japin të dhjetën Dëshmitarët e Jehovait?

 Jo, Dëshmitarët e Jehovait nuk japin të dhjetën; vepra jonë financohet nga kontribute vullnetare. Çfarë është e dhjeta dhe pse nuk japin të dhjetën Dëshmitarët e Jehovait?

 Urdhri për të dhënë të dhjetën e zotërimeve ishte pjesë e Ligjit që iu dha kombit të lashtë të Izraelit. Por, Bibla tregon qartë se ky Ligj, përfshirë «urdhërimin që të mbledhin të dhjeta», nuk zbatohet për të krishterët.​—Hebrenjve 7:​5, 18; Kolosianëve 2:​13, 14.

 Në vend që të japin të dhjeta dhe blatime sipas Ligjit, Dëshmitarët e Jehovait imitojnë të krishterët e hershëm dhe e mbështetin veprën e predikimit në dy mënyra: duke predikuar vetë pa u paguar dhe duke bërë kontribute vullnetare.

 Kështu, ne ndjekim drejtimin që Bibla u dha të krishterëve: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.»​—2 Korintasve 9:7.