Kalo te përmbajtja

1 KORRIK 2021
BOLIVI

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën ajmare

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën ajmare

Më 27 qershor 2021, vëlla Nelvo Kavalieri, anëtar i Komitetit të Degës në Bolivi, prezantoi në gjuhën ajmare Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në format dixhital, gjatë një programi të regjistruar më parë, që u transmetua streaming për të gjitha kongregacionet dhe grupet në Bolivi.

Fakte rreth projektit

  • Gjuhën ajmare e flasin më shumë se 1,6 milionë njerëz që jetojnë kryesisht në rajonin e liqenit Titikaka, që ndodhet në vargmalet e Andeve

  • Gjuha ajmare është gjuha e dytë më e folur ndër 36 gjuhët zyrtare indigjene të Bolivisë

  • Rreth 2.000 lajmëtarë shërbejnë në mbi 60 kongregacionet e gjuhës ajmare në Argjentinë, Bolivi, Brazil, Kili dhe Peru

  • Për këtë projekt punuan 6 përkthyes për 4 vjet

Një përkthyes tha: «Kjo Bibël është një dhuratë fantastike nga Jehovai për ata që flasin gjuhën ajmare. Tani mund ta lexojnë Biblën në një gjuhë që e përdorin dhe e kuptojnë. Do të ndihen sikur Jehovai po i flet direkt zemrës së tyre.»

Vëlla Mauricio Handali, anëtar i Komitetit të Degës në Bolivi, komentoi: «Që kur dolën Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën ajmare në vitin 2017, shumë veta kanë shprehur vlerësim duke thënë se ai përkthim u prek zemrën. Tani kemi Biblën e plotë, të përkthyer në gjuhë të natyrshme dhe të qartë. Jemi të sigurt se do t’i ndihmojë lexuesit të kuptojnë Biblën dhe, ç’është më e rëndësishmja, të afrohen me Autorin e saj, Jehovain.»

S’kemi dyshim se ky përkthim do t’i shtyjë motrat e vëllezërit që flasin gjuhën ajmare, të ndihen si psalmisti, që tha: «Më digjet shpirti për dorën tënde shpëtimtare, se te fjala jote i kam varur shpresat.»—Psalmi 119:81.