Kalo te përmbajtja

A e lejon Bibla divorcin?

A e lejon Bibla divorcin?

Përgjigjja e Biblës

 Bibla e lejon divorcin. Megjithatë, Jezui tregoi cila është e vetmja arsye e pranueshme për t’i dhënë fund martesës. Ai tha: «Kushdo që divorcohet nga gruaja, përveç rastit kur ajo kryen kurvëri [seks jashtë martese], dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje.»—Mateu 19:9.

 Perëndia e urren divorcin e pabesë, të bërë me mashtrim. Ai do t’u kërkojë llogari personalisht atyre që me mendjelehtësi e lënë bashkëshortin, sidomos kur e bëjnë këtë për të marrë një tjetër.—Malakia 2:13-16; Marku 10:9.