Kalo te përmbajtja

A thotë gjë Bibla për martesat e të njëjtit seks?

A thotë gjë Bibla për martesat e të njëjtit seks?

Përgjigjja e Biblës

 Krijuesi ynë i ka vendosur rregullat për martesën si institucion shumë kohë para se t’i vendosnin qeveritë. Libri i parë i Biblës na thotë: «Burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe ata do të bëhen një mish i vetëm.» (Zanafilla 2:24) Fjala hebraike e përkthyer «grua», sipas një fjalori biblik (Vine’s Expository Dictionary of Biblical Words) «nënkupton një qenie njerëzore femër». Edhe Jezui e konfirmoi këtë kur tha se ata që lidhen bashkë në martesë duhet të jenë «mashkull dhe femër».—Mateu 19:4.

 Kështu, Perëndia kishte si synim që martesa të ishte një lidhje e qëndrueshme dhe e ngushtë mes një burri dhe gruaje. Burrat dhe gratë janë krijuar që të plotësojnë njëri-tjetrin, të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat emocionale dhe seksuale të njëri-tjetrit e të bëjnë fëmijë.