Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Si të instalosh JW Library në qoftë se nuk ke akses në App Store—Android

Si të instalosh JW Library në qoftë se nuk ke akses në App Store—Android

Në qoftë se nuk e instalon dot JW Library në pajisjen tënde Android nga një app store zyrtar, si Google Play Store ose Amazon Appstore, mund ta instalosh manualisht duke përdorur JW Library Android Package (APK).

Për të instaluar JW Library APK, mund të të kërkohet të modifikosh opsionet e pajisjes sate që të instalojë aplikacione të panjohura (install unknown apps) ose të lejojë instalimin nga burime të panjohura (allow installation from unknown sources). Për të mësuar si ta bësh këtë, konsultohu me manualin e përdorimit të pajisjes sate Android.

Ndiq këta hapa për të shkarkuar dhe instaluar JW Library APK:

  1. Kliko butonin Shkarko në këtë faqe për të ruajtur file APK në pajisjen tënde.

  2. Gjej file APK në pajisjen tënde dhe pastaj preke për të instaluar JW Library.

Pasi e instalon JW Library APK, kontrollo herë pas here nëse ka dalë ndonjë version i ri për këtë aplikacion. Për të bërë këtë, ndiq këta hapa:

  1. Hap SettingsJW Library për të parë se çfarë versioni ke të instaluar në pajisjen tënde.

  2. Nëse numri i versionit të regjistruar në pajisjen tënde është më i vogël se numri i versionit më poshtë, shkarko dhe instalo file APK duke ndjekur hapat e përshkruar më sipër.

Versioni: 14.3 (408605)