Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

GJEORGJIA

Mendoja se kisha jetë të suksesshme

Madona Kankia

Mendoja se kisha jetë të suksesshme
  • LINDUR: 1962

  • PAGËZUAR: 1990

  • TË DHËNA: Ish-anëtare e partisë komuniste në Gjeorgji; ka ndihmuar shumë veta të mësojnë të vërtetën. Në vitin 2015 u diplomua në klasën e parë të Shkollës për Ungjillëzuesit e Mbretërisë në Tbilis.

KUR dëgjova për të vërtetën biblike në vitin 1989, isha anëtare e shquar e partisë komuniste në qytetin tim, Senaki, dhe bëja pjesë në Sovjetin Suprem të Gjeorgjisë, që korrespondon me parlamentin e sotëm. Po ashtu isha e fejuar me një djalë dhe mendoja se kisha jetë të suksesshme.

Prindërit më ngulitën dashurinë për Perëndinë. Prandaj besoja te Zoti, ndonëse isha komuniste. Kur fillova të studioja Biblën, gjeta përgjigje bindëse për të gjitha pyetjet e mia, kështu që ia kushtova jetën Jehovait. Megjithatë, familja, miqtë, kolegët dhe i fejuari nuk ishin dakord me vendimin tim.

Të afërmit m’u kundërvunë për shkak të besimit të ri, e as karriera ime politike s’pajtohej me të. S’kisha zgjidhje tjetër veçse të largohesha nga shtëpia, të ndahesha nga i fejuari, të lija punën, partinë komuniste dhe Sovjetin Suprem. Pas pagëzimit, pata më tepër presion nga familja dhe miqtë. Meqenëse në qytetin e lindjes isha goxha e njohur, fakti që u bëra Dëshmitare e Jehovait shkaktoi shumë pakënaqësi, ndaj u transferova në qytetin e Kutaisit ku fillova menjëherë shërbimin si pioniere.

Kur më pyesin nëse ia vlejtën gjithë ato që kalova për besimin tim, përgjigjem pa ngurrim se jam plotësisht e lumtur për vendimet që mora. Edhe pse prindërit nuk i kuptuan vendimet e mia, u jam mirënjohëse që më mësuan të doja Perëndinë dhe njerëzit. Kjo më ka ndihmuar jashtë mase në jetë.