Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Uoruik, Nju-Jork: Selia botërore

Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar

Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar

TEKSA bota e Satanait përballet me fatkeqësi njëra pas tjetrës, adhuruesit e vërtetë të Jehovait vazhdojnë të kenë «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë». (1 Kor. 15:58) Raportet vijuese tregojnë se si Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës përpiqen të kenë ‘besim te Jehovai, të bëjnë të mira . . . , dhe të veprojnë me besnikëri’.​—Psal. 37:3.

Selia botërore dhe vendndodhja e re e zyrës së degës

Zgjerimi i godinave në Uollkill, Nju-Jork, përfundoi më 1 shkurt 2016 dhe si rezultat atje u transferuan Komiteti i Degës së Shteteve të Bashkuara, Reparti i Shërbimit, si dhe reparte të tjera të degës së Shteteve të Bashkuara. Ndërsa punës në selinë e re botërore në Uoruik po i vjen fundi, familja Bethel në Bruklin ka ndërmarrë nismën gjigante për t’u shpërngulur nga Nju-Jorku në periferi të tij.

Të hënën, më 3 prill 2017, selia botërore në Uoruik do të jetë e hapur për vizita. Një nga këto vizita do të jetë me ciceron dhe tri pa ciceron.

  1. «Bibla dhe emri hyjnor» ekspozon Bibla të rralla dhe thekson faktin se emri i Perëndisë gjendet në Shkrime

  2. «Një popull për emrin e Jehovait» paraqet foto historike të trashëgimisë së Dëshmitarëve të Jehovait, të cilat tregojnë se si Jehovai gradualisht e ka udhëzuar, mësuar dhe organizuar popullin e vet që të bëjë vullnetin e tij.

  3. «Selia botërore​—Besimi në veprim» është një ekspozitë interaktive, që shpjegon çfarë bëjnë komitetet e Trupit Udhëheqës për të ndihmuar adhuruesit e Jehovait që të mblidhen së bashku, të bëjnë dishepuj, të marrin ushqim besimforcues dhe të tregojnë dashuri për njëri-tjetrin.

Këto vizita pa ciceron do të bëhen nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 deri në orën 16.00. Gjithashtu, vizitorët do të kënaqen me një vizitë prej 20 minutash me ciceron, ku do të shohin disa pjesë nga godinat e shërbimeve, nga zyrat e administratës dhe nga ambientet e Bethelit. Kurse vizitat e shkurtra me ciceron do të bëhen nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 deri në 11:00 dhe nga ora 13:00 deri në 16:00.

Para se të planifikoni vizitën, ju lutemi hyni te siti jw.org dhe shihni te pjesa PËR NE > ZYRAT DHE VIZITAT > Shtetet e Bashkuara.

NË KËTË PJESË

I jepet përparësi veprës globale të predikimit

Si janë përshtatur ish-bethelitët me ricaktimin në predikim?

«Ju jeni fqinjët më të mirë»

Në fundjavën e 7 dhe 8 majit 2016, pritja për publikun për të parë ekspozitën historike të Biblës u dha dëshmi të shkëlqyer fqinjëve në Bethelin e Bruklinit.

Një mbledhje e re për jetën dhe shërbimin tonë të krishterë

Në janar 2016 u bënë ndryshime në formatin e mbledhjeve të mesjavës në mbarë botën.

JW Broadcasting ‘na forcon e na gjallëron’

JW Broadcasting filloi transmetimin në 2014-n dhe tani transmetohet në mbi 90 gjuhë. Si kanë reaguar shikuesit?

Kushtimi i degëve

Kushtimet e godinave të reja të degëve në Armeni dhe Kirgizistan ishin raste emocionuese për Dëshmitarët vendës.

Raporte ligjore 2016

Me cilat çështje ligjore u përballën Dëshmitarët gjatë vitit 2016?

Lajme shkurt nga e gjithë bota

Të rejat për veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë, Belize, Burundi, Kongo (Kinshasë), Gjermani, Itali, Nepal, Papua Guinenë e Re dhe Ugandë.