Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

A ka shpresë për të vdekurit?

Vdekja është si gjumi në kuptimin që të vdekurit janë të pavetëdijshëm dhe s’janë në gjendje të bëjnë asgjë. Gjithsesi, Krijuesi i jetës mund t’i sjellë sërish në jetë me anë të ringjalljes. Këtë e vërteton fakti që Perëndia i dha fuqi Jezuit të rikthente në jetë disa të vdekur.—Lexo Eklisiastiun 9:5; Gjonin 11:11, 43, 44.

Në ç’kuptim vdekja është si gjumi?

Perëndia ka premtuar se të vdekurit që janë në kujtesën e tij do të ringjallen në një botë të re e të drejtë. Ata që do të ringjallen, do të vazhdojnë të jenë të vdekur derisa Perëndia t’u japë jetë sërish. Perëndia i Plotfuqishëm ka dëshirë të zjarrtë ta përdorë fuqinë e tij për t’i rikthyer në jetë të vdekurit.—Lexo Jobin 14:14, 15.

Si do të jetë ringjallja?

Kur Perëndia të ringjallë njerëzit, ata do të jenë në gjendje të njohin veten, miqtë dhe familjen. Ndonëse trupi i një personi dekompozohet, Perëndia mund ta ringjallë të njëjtin person me një trup të ri.—Lexo 1 Korintasve 15:35, 38.

Një numër relativisht i vogël ringjallen për të jetuar në qiell. (Zbulesa 20:6) Shumica e të ringjallurve do të rikthehen në jetë në një parajsë të rivendosur në tokë. Ata do të nisin një jetë të re, me mundësinë për të jetuar përgjithmonë.—Lexo Psalmin 37:29; Veprat 24:15.