Kalo te përmbajtja

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Pashkët?

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Pashkët?

Ide të gabuara e të zakonshme

 E rreme: Arsyeja pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Pashkët është se nuk janë të krishterë.

 E vërtetë: Ne besojmë se Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë dhe bëjmë çmos ‘t’i ndjekim me kujdes gjurmët e tij’.​—1 Pjetrit 2:21; Luka 2:11.

 E rreme: Ju nuk besoni se Jezui u ngrit nga të vdekurit.

 E vërtetë: Ne e besojmë ringjalljen e Jezuit; e pranojmë si thelbësore për besimin e krishterë dhe është pjesë e rëndësishme e predikimit tonë.​—1 Korintasve 15:​3, 4, 12-15.

 E rreme: Ju nuk doni t’ia dini që fëmijët tuaj e humbasin festën e gëzuar të Pashkëve.

 E vërtetë: Ne i duam fëmijët tanë; nuk kursehemi për t’i stërvitur e ndihmuar që të jenë të lumtur.​—Titit 2:4.

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Pashkët?

  •   Festimi i Pashkëve nuk bazohet në Bibël.

  •   Jezui urdhëroi që të përkujtojmë vdekjen e tij, jo ringjalljen. E mbajmë çdo vit këtë Përkujtim në përvjetorin e vdekjes së tij sipas kalendarit hënor biblik.​—Luka 22:​19, 20.

  •   Ne besojmë se origjina e zakoneve të Pashkëve, të cilat vijnë nga rite të lashta të pjellorisë, i bën Pashkët të papranueshme për Perëndinë. Perëndia kërkon ‘t’i përkushtohemi vetëm atij’ dhe fyhet nga adhurimi që përfshin praktika të pamiratuara nga ai.​—Dalja 20:5; 1 Mbretërve 18:21.

 Besojmë se vendimi ynë për të mos i festuar Pashkët ka baza të forta në Bibël, e cila na nxit të përdorim «mençurinë dhe aftësinë për të menduar», në vend se thjesht të ndjekim traditat njerëzore. (Proverbat 3:21; Mateu 15:3) Kur na pyesin, u tregojmë të tjerëve bindjet tona për Pashkët, megjithatë e respektojmë të drejtën e çdo individi për të vendosur vetë se ç’do të bëjë.​—1 Pjetrit 3:15.